

Viti i parë Master profili "Marrëdhënie me publikun" në kuadër të lëndës "Media dhe Etika" zhvilluan leksion të haapur me Znj. Aranita Brahaj themeluese e organizatës Open Data.
Në këtë leksion ajo foli për etikën në disa profesione, por edhe për etikën në media.
"Një parim shumë rëndësishëm i etikës është të trajtosh të dyja palët njëlloj në cfarëdolloj situate"-u shpreh znj.Aranita.
Ajo gjithashtu trajtoi edhe rëndësinë që ka komunikimi në media, të bazuarit e fjalëve në ligj dhe gjestikulacionit gjatë përcjelljes së mesazhit në media.
Një ndër pyetjet që studentët shtruan ishte edhe rëndësia dhe sfida e të paturit integritet në atë që bën, ku znj. Brahaj u përgjigj se duhet të qëndrosh i përgjegjshëm, vigjilent dhe të veprosh me profesionalizëm.
Ishte një leksion mjaft efektiv për studentët dhe një orë leksioni ndryshe.