Trajnimi "Vërtet i verifikuar"

Studentët e komunikimit zhvilluan sot trajnimin me temë "Vërtet i verifikuar", një cikël trajnimesh i iniciuar nga IREX-i në Shqipëri.
 
Trajnuese ishte Znj. Inva Hasanaliaj gazetare pranë faktoje.al , e cila me përvojën e saj e bëri trajnimin edhe më konkret.
 
Trajnimi u bazua mbi edukimin mediatik, konsumin e informacioneve nga ana e të rinjve dhe qasjen që ata kanë ndaj informacioneve të pavërteta. 
 
Me anë të shembujve të shumtë studentët kuptuan më mirë se si mund të dallojnë lajmet e rreme, dezinformimin dhe keqinformimin. Gjithashtu ata mësuan edhe burimet nga mund të verifikojnë informacionet dhe imazhet e ndryshme. 
 
Trajnimi zgjati një orë dhe ishte mjaft interaktiv. Studentët dhanë shumë shembuj ku ata vetë ishin përballur me këto fenomene të komunikimit dhe ishin ndjerë të pasigurtë si duhet të vepronin.