Vizitë në ambjentet e Report Tv

Në kuadër të ditëve të orientimit studentët e vitit të parë në programet "Shkenca Komunikimi" dhe "Marrdhënie publike dheKomunikim marketingu" zhvilluan një vizitë pranë ambjenteve të Report Tv.
Së bashku me lektorin Rudi Dunga studentët u pritën nga Znj. Anisa Meçi, drejtoreshë e Departamentit të Marketingut.
Studentët viztuan zyrën e Marketingut, regjinë, montazhin ,studion e lajmeve dhe atë të emisioneve ,duke marrë informacion mbi mënyrën se si funksionojnë , që nga shkrimi i një lajmi, editimi, regjistrimi i zërit e deri tek shfaqja e tij në ekran.
Znj. Anisa foli pak më tepër mbi departamentin e marketingut, bashkëpunimin që kanë ata si grup për ta marketuar në mënyrën më të mirë këtë televizion. Gjithashtu ajo shpjegoi edhe mënyrat e ndryshme sesi reklamohen kompanitë në televizion.
Në një bisedë miqësore studentët treguan se kaluan një eksperiencë mjaft interesante dhe kuptuan më nga afër sesi funksionon një media.