Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik

Rreth Programit

“Programi Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik” është projektuar t’u ofrojë studentëve një edukim profesional e të gjithanshëm, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e medias dhe komunikimit multimedial, dizajnit grafik dhe formave të reja të përcjelljes së informacionit.

Programi është projektuar t’u ofrojë studentëve një përgatitje teorike dhe praktike, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në këto fusha.

Misioni i Programit

Misioni i “Programit Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik” është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të Kolegjit Universitar Jopublik “Bedër”, me standardet ndërkombëtare, si edhe në veçanti me risitë që synon të sjellë ky Institucion në vendin tonë dhe më gjerë.  

Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit në “Programin Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik “është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e komunikimit, të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit të marketingut, të marrëdhënieve me median, si edhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe të projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, e gjitha kjo në përputhje të vazhdueshme me zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.

Vizioni i Programit

Departamenti i Shkencave të Komunikimit, përmes “Programit Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik” do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve, nëpërmjet një gërshetimi të mirëorganizuar të anës teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore.  

Departamenti përmes “Programit Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik” dhe kërkimit shkencor do të përgatisë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, marrëdhënieve publike dhe komunikimit të marketingut.

Objektivat dhe kompetencat e Programit

Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e medias dhe komunikimit,  marrëdhënieve publike dhe komunikimit në marketing, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë në respektimin e deontologjisë dhe etikës profesionale, në analizën e thelluar e shkencore të fakteve dhe të situatave të ndryshme, e cila synojmë që të arrihet edhe nëpërmjet përfitimit nga ana e studentëve të një kulture të gjerë pluraliste, bashkëkohore mbi mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave dhe ngjarjeve. 

Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi mediatik e teknologjik bashkëkohor, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, të një komunikimi të qartë, që të kuptojnë dimensionet etike të vendimeve që ata marrin, të njohin rolin dhe rëndësinë që ka transmetimi i informacionit në mediat e një shoqërie të lirë, si edhe rëndësinë e veçantë që ka komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi në marketing, brenda institucioneve publike dhe private.

Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Programi Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik”synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës në fushën e komunikimit, me fokus në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu.

Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për aftësimin profesional për tregun e punës.

Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e marrëdhënieve publike, komunikimit të marketingut, komunikimit në përgjithësi dhe marrëdhënieve të tyre me median.

Rezultatet e Programit

Në përfundim të “Programit Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik”, studentët e diplomuar zhvillojnë:

- aftësi të qëndrueshme komunikimi në shkrim dhe prezantim;

- aftësi profesionale nga ideimi deri tek implementimi;

- eksperiencë reale nëpërmjet praktikave profesionale, pranë një game të gjerë organizatash dhe institucionesh lokale dhe ndërkombëtare;

- njohuri mbi konceptet dhe teoritë themelore të fushës;

- aftësim për punë individuale dhe në grup;

- aftësi për t’iu përgjigjur kërkesave të një industrie dinamike dhe tërheqëse.

Mundësitë e Punësimit

- Studenti mund të punojë si specialist i marrëdhënieve publike apo komunikimit në marketing në institucione private apo publike, organizata vendase e të huaja, etj;

- Studenti mund të punojë në zyrat e komunikimit të institucioneve publike apo private, organizata të ndryshme vendase apo të huaja, etj;

- Studenti i diplomuar nga ky program mund të punojë si këshilltar komunikimi për individë apo drejtues të institucioneve/organizatave të ndryshme;

- I diplomuari nga ky program mund të punojë në agjenci të ndryshme reklamash, mediatike, marrëdhëniesh publike, apo që ofrojnë konsulencë komunikimi;

-  Studenti i diplomuar nga ky program aftësohet për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis institucioneve të ndryshme dhe klientëve;

- Studenti aftësohet për studim tregu në identifikimin, verifikimin, analizimin dhe arritjen e audiencave;

- Studenti aftësohet për të zhvilluar fushata në fushën e komunikimit të integruar;

- Studenti pasi të diplomohet mund të punësohet në institucione mediatike publike e private si gazetar i medias së shkruar e vizive, përfshirë këtu të gjithë zhanret e medias;

-  Studenti mund të punojë në organizata, shoqata vendase dhe të huaja, të cilat operojnë në fushën e edukimit/komunikimit, të shërbimeve e të edukatës qytetare, si operator kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, në administratën publike e private etj;

- Studenti i diplomuar mund të punojë në insitucione publike, qeveri qendrore ose lokale, të cilat angazhojnë në strukturat e tyre Departamente Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun.

- Studenti mund të punojë në organet drejtuese të agjencive dhe institucioneve që janë pjesë e fushës së komunikimit, marrëdhënieve publike dhe marketingut;

- Studenti mund të punojë në strukturat e subjekteve politike, në zyrat e shtypit dhe të informimit, në zyrat e marrëdhënieve me publikun, në institucione lokale dhe multinacionale.

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)