TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) Takimi i rradhës i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, gjatë datave 14-16 qershor. Projekti synon ndërtimin e një rrjeti për studimin ndërdisiplinor të narrativës digjitale. Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, i cili është njëkohësisht pjesë e projektit dhe anëtar në Bordin Drejtues të COST action. Në ditën e parë të takimit, kërkuesit shkencorë u përshëndetën nga rektori, prof. Gjergj Sinani, i cili ndau me ta një prezantim të shkurtër rreth vizionit dhe strategjisë së ndërkombëtarizimit të KUB. Më tej, zv. rektori, Dr. Isa Erbas bëri një prezantim me temë “Sistemi Arsimor Shqiptar dhe Integrimi i Teknologjisë në Auditore”, i cili nxiti pyetje dhe diskutime midis të pranishmëve. Gjatë seancave të organizuara, anëtarët diskutuan rreth ecurisë së punës dhe thelluan kërkimet e tyre për finalizimin e punimeve shkencore, që po përgatisin në kuadër të projektit. Gjithashtu, grupi i kërkuesve shkencorë zhvilluan edhe një vizitë në televizionin A2 CNN, ku u pritën nga kryeredaktori i lajmeve z. Elert Yzeiri. Ai diskutoi me profesorët rreth aplikimit të narrativës digjitale në mediat shqiptare duke iu referuar konkretisht praktikës së punës në televizonin ku punon. Anëtarët e projektit zhvilluan edhe vizita në muzeun “Bunk’Art” dhe “Shtëpia e Gjetheve”, ku u njohën nga afër me historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës dhe me pasojat e regjimit komunist te qytetarët. Profesorët ndanë me njëri-tjetrin eksperienca nga vendet e tyre dhe regjimet përkatëse duke i krahasuar me qasjen e komunizmit në Shqipëri. Larmishmëria e origjinës së kërkuesve shkencorë nga Portugalia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Kosova, Hollanda, Norvegjia, Sueida, Italia, Austria dhe Lituania mundësuan interaktivitet të lartë dhe shkëmbim eksperiencash të jashtëzakonshme. Projekti INCDOR është ideuar në kuadër të COST action. Bashkëpunimi Eropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) është organizatë financuese për ndërtimin e rrjeteve kërkimore, të quajtura COST Actions. Këto rrjete ofrojnë mundësi për bashkëpunim midis kërkuesve shkencorë në të gjithë Evropën duke i dhënë shtysë përparimeve dhe inovacionit në punën kërkimore. 01QER Trajnim nga Faktoje.al Gazetarja e Faktoje Ilda Hoxha dhe drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtën e Informimit pranë Zyrës së Komisionerit Elona Hoxhaj organizuan një trajnim për studentët tanë të gazetarisë, por jo vetëm. Ato ndanë me studentët proçesin e punës së tyre duke dhënë më tepër informacion për mënyrën e fact checking dhe informacione mbi të drejtën e informimit. Që nga mënyra e nisjes së një kërkese për informacion e deri te ankesa në rast se ky informacion nuk mundësohet nga institucionet publike. 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” Në kuadër të serisë të seminareve MarCom, ditën e Mërkurë, Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër ka mirëpritur CEO-n e kompanisë Aladini.al dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit Ekzekutiv të AECA, Valer Pinderi si i ftuar për të trajtuar temën “Fuqia që studentët kanë sot.” Z.Pinderi, një personazh i njohur dhe lider i afirmuar në fushën e sipërmarrjes, marketingut digjital dhe sidomos në industrinë e-commerce, zhvilloi një bashkëbisedim frymëzues me studentët e Shkencave të Komunikimit. Gjatë këtij seminari, CEO i Aladini.al ka theksuar rëndësinë e fuqisë dhe potencialit që studentët kanë në formësimin e të ardhmes së tyre duke e parë këtë ngushtësisht të lidhur me Marketingun Digjital dhe mundësitë e shumta që ky i fundit ofron për të rinjtë sot. Ai i ka inkurajuar ata të mos hezitojnë të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për të realizuar synimet profesionale dhe të ndikojnë në fushën që kanë zgjedhur. Një pjesë e veçantë e prezantimit ishte përqendrimi mbi marketingun digjital. Z. Pinderi ka shpjeguar se si ky burim i pavdekshëm i strategjive online ofron mundësi të shumta për zhvillimin e sipërmarrjes, biznesit dhe rritjen e ndikimit tek të tjerët. Gjatë pyetjeve dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të mësojnë nga përvoja e tij jetësore dhe të marrin frymëzim për të eksploruar dhe krijuar inovacione në këtë fushë të shpejtë zhvilluese. Prezantimi i CEO-së i ka sensibilizuar studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës në kohën e sotme. Ata janë inkurajuar të ndjekin pasionin e tyre, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë rrugën drejt suksesit në karrierën e tyre të zgjedhur duke këmbëngulur tek fokusi si një armë shumë ndihmuese për thjeshtësimin e rrugëtimit dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që krijohet duke i parë sfidat si mundësi zhvillimi. 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations Studentet e departamentit të Shkencave të Komunikimit ishin pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations. Në këtë trajnim u bashkuan pedagogë, studiues,studentë shqiptar dhe serb. Përgjatë tre ditëve u shtjellua se si marrëdhënia e dy shteteve interpretohet në mediat e secilës prej tyre. Studentet patën mundësinë të komunikonin me studentë nga Serbia dhe të diskutonin ndikimin e përmbajtjeve mediatike duke analizuar raste konkrete. Një nga problematikat kryesore që u theksua në përfundim të trajnimit ishte se qeveritë ballkanike duhet ti kushtonin më tepër rëndësi komunikimit të suksesshëm (me palët e prekura sic janë bizneset , universitetet, të rinjtë, institucionet) si rruga më e duhur drejt integrimit. 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër, në kuadrin e lëndës Menaxhimi i Markave drejtuar nga pedagogia Edlira Mali, për të realizuar leksionin “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” kishte të ftuar përfaqësuesen e Drejtorisë së Markave dhe Patentave znj. Galinija Xharja Gjoni. Fokusi kryesor gjatë leksionit iu dha rëndësisë që ka kuadri regullator i mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale, regjistrimit të patentave, markave, shpikjeve, mbrojtja e të drejtave te autorit duke specifikuar mbrojtjen juridike për të drejtat e krijuesve, shpikësve dhe sipërmarrësve si një element i rëndësishëm për të ndihmuar konkurrencën e ndershme në treg. Znj. Gjoni theksoi faktin se me regjistrimin e një objekti të industrisë intelektuale dhe industriale fitohet e drejta ekskluzive e përdorimit dhe mbrojtja nga kopjimet dhe keqtrajtimet e mundshme. Idetë dhe mendimet kanë nevojë të mbrohen dhe autori i tyre siguron përfitime ekonomike dhe morale, të cilat i takojnë. Që të quhet shpikje duhet të jetë risi dhe duhet të gjejë zbatueshmëri në industri apo bujqësi. Gjithashtu u fol për markat dhe mbrojtjen e tyre duke i dhënë prioritet origjinalitetit dhe risive. Në këtë kuadër studentët diskutuan dhe u njohën me rastet e refuzimeve të regjistrimit të markave, shembuj të produkteve shqipëtare dhe të huaja të regjistruara, afati kohor që iu jepet markave dhe patentave për tu mbrojtur në hapësirën profesionale, përfitimet sfidat dhe vështirësitë që hasen në këtë fushë. Ky leksion ishte një bashkëbisedim ku nuk munguan pyetjet si dhe kurioziteti që studentët shfaqën kundrejt kësaj teme me të cilën “do të përballen” në të jetën e tyre profesionale. 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot Konferencën e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. Hapja u bë nga kryetari i Konferencës, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, i cili nxiti përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor. Konferencën e përshëndeti edhe dekani i fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, i cili përgëzoi studentët për punimet e tyre. Pjesë e ceremonisë hapëse ishte gazetari dhe eksperti i komunikimit, z. Lutfi Dervishi, i cili analizoi aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në fushën e komunikimit. Pjesë e panelit ishte edhe drejtori i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, z. Roden Hoxha, i cili u ndal gjerësisht te rëndësia e përfshirjes së studentëve në krijimin e përmbajtjeve cilësore. Gjithashtu, i ftuar në ceremoninë e hapjes ishte drejtori i Citizens Channel, Lorin Kadiu. Ai u shpjegoi studentëve sesi mund të ndërthurin njohuritë teorike me qasjet praktike në tregun mediatik duke e ilustruar me shembullin e themelit të Citizens Channel. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” “Zhvillimi i Brandit Personal” me Jori Vila Në kuadër të serisë së seminareve MarCom, Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi ditën e mërkurë seminarin e hapur me temë "Zhvillimi i Brandit Personal", me të ftuar Jori Vila, specialiste marketingu e cila njëkohësisht është dhe drejtuese e agjencisë OZ Marketing. Gjatë seminarit u trajtua rëndësia që ka krijimi i një marke cilësore dhe në fokus të diskutimeve u vendos vetë individi, i cili bën të mundur angazhimin e tij përmes emrit, reputacionit dhe individualitetit të tij. Një hapësirë të rëndësishme ju dha trajtimit të hapave që ndiqen për të patur një model të përshtatshëm të kopertinës personale, ku Jori Vila vuri theksin te pesha që zë një profil i personalizuar në burimet njerëzore dhe jo vetëm. Gjatë diskutimeve, u theksua impakti i padiskutueshëm i marketingut digjital në zhvillimin e brandit personal, u shtruan pyetje lidhur me fenomenin e blerjes së ndjekësve, një formë e dëmshme që, sipas Vilës, dëmton algoritmin me të cilin veprojnë mediat sociale duke mos lejuar arritjen e rezultateve të synuara. Nëpërmjet lojërave interaktive, studentët sollën shembuj konkretë dhe treguan se si e shohin thelbin e brandit të tyre personal nëpërmjet vetëvlerësimit të karakterit, vlerave dhe aftësive kryesore personale. Në mbyllje, Jori Vila u shpjegoi studentëve marrëdhënien që duhet të kenë me mediat sociale duke i trajtuar sipas karakteristikave dhe audiencave përkatëse dhe i këshilloi që të tregojnë kujdes të veçantë në mënyrë që kopertina e tyre profesioanle të jetë autentike dhe të ruajë origjinalitetin e saj. 04PRI Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve "Public Speaking 2023", i përbërë nga 8 seanca. Nxënësit pjesëmarrës në trajnim mbajtën fjalimet e tyre përpara audiencës prezente duke treguar kështu qartazi aftësitë e fituara në të folurën në publik. "Public Speaking Training 2023" është një trajnim i cili ka si qëllim aftësimin në artin e të ligjëruarit në publik. Nxënësit mësojnë të gjithë hapat e procesit të një komunikimi publik efektiv. Trajnohen për konceptimin e idesë, zhvillimin e linjave kryesore të saj, menaxhimin e emocioneve përpara publikut të gjerë. Përgjatë këtij trajnimi, ata kanë mundësinë të ndërthurin njohuritë e përfituara teorike me aspektin praktik të ligjërimit publik. Gjithashtu gjatë trajnimit ka patur të ftuar edhe personalitete të ndryshme nga fusha e komunikimit. Trajnimi ka 8 seanca dhe në fund të trajnimit ata u pajisën edhe me certifikatë.